Paraditen e sotme Monika ka treguar detaje të tjera lidhur me luftën që ka përjetuar me ankthin.Ajo tregoi se episodet e para i kanë ndodhur gjatë provave për një shfaqje teatri.
“Sapo nisja provat vetëm qaja, për ditë të tëra ndodhi e njëjta gjë derisa i thash regjisorit që do hiqja dorë”, – tha Monika.
Aktorja tregoi se i është dashur të kalojë momente shumë të vështira por pas disa kohësh mësoi si t’i menaxhonte.
“Nuk flisja dot, bllokohesha komplet. Mësova pastaj se çfarë duhet të bëja dhe isha në gjendje të ndihmoja veten”,- shtoi ajo.
Monika rrëfeu se për disa kohë i është dashur të mjekohesh çdo ditë dhe me doza të mëdha ilaçesh, derisa gjendja e saj u stabilizua.