Shembja e Teatrit Kombëtar është tema më e përfolur e ditëve të fundit pasi shumë aktivistë e artistë kanë qenë kundër dhe vazhdojnë të mbështetur nga qytetarët e Tiranës po protestojnë për këtë cështje. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kujtuar ditët e adoleshencës për të treguar se detyroheshin për të shkuar në Teatër.
Më tej ajo rrëfen se kur Rama ishte i martuar me aktoren Matilda Makoçi, vinte takonte gjyshen e saj e cila jetonte në një lagje me kryetaren e LSI. Nga kjo shtëpi arrinte të shihte Teatrin nga dritarja dhe dëgjonte duatrokitjet.
“Edi Rama ka qenë i martuar me Matilda Makoçin dhe vinte e takonte gjyshen e Matildës. Aty jetoja unë dhe në shtëpinë ku jetonte ajo, nga dritarja shihej Teatri dhe dëgjoheshin duartrokitjet. Si nxënëse e shkollës Dora D’Istria e kemi pasur me detyrim të shkonim një herë në muaj në Teatër. Kam parë Sulejman Pitarkën, Kadri Roshin… Kurse Rama në Teatër ka hyrë vetëm kur ka dashur ta shembë. Një njeri që ka hyrë dhe nuk ka parë edhe një shfaqje të vetme…”, tha Kryemadhi për News 24.
Përveç kësaj, Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit se ka rrahur gratë e tij dhe nuk la pa përmendur policët që kanë ushtruar dhunë. “Rama nuk e ka ɗhunë të rrahurën sepse Rama i ka rrahur gratë e veta. Janë veprime kŕimínale. Një sektor policie që është ngritur me anëtarë partie. Ata s’kanë asnjë lloj koncepti si veprohet në polici, por bëjnë ato çfarë shohin në filma.
Denisa Hima oficere që ɗhunoi Silva Cakën. Nuk ka turp më të madh për komunitetin musliman që një burrë të prekë me dorë një grua me shami. Sa i përket ɗhunës meqë thotë se nuk ka ɗhunë, ne do ta trajtojmë Ramën njësoj siç ka trajtuar ai protestuesit. Amarlida Shabani një police tjetër që ka dhùnuar qytetarët. Ai Teatrin e ri nuk ka për ta ndaluar njëherë. Ska shanc ta pastrojë dot. Sepse nuk ka ndërmend ta ndërtojë, se ai nuk ka qenë ndonjëherë në Teatër”, shtoi Kryemadhi.