Një tjetër mjek mësohet të jetë infektuar me koronavirus në Elbasan. Mjeku në fjalë është karantinuar bashkë me një pjesë të stafit. Mësohet se bëhet fjalë për shefin e shërbimit të urgjencës. Ditën e sotme Minitria e Shëndetësisë njoftoi se në qytetin e Elbasanit gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja me Covid19.
Ditën e djeshme mes të infektuarve ishte edhe drejtori i njësisë vendore të kujdesit shëndetësor në Elbasan. Një pjesë e stafit u karantinua pasi mësuan lajmin, ndërkohë që pritet që t’u bëhet tamponi nëse janë prekur. Në Gramsh është infektuar një fizioterapist dhe një mësues, ndërsa në total në Elbasan numri i arsimtarëve të prekur shkon në 28, teksa 20 të tjerë janë në karantinë në pritje të përgjigjes.