Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka reaguar së fundmi për numrin e testimeve. Më tej, ai ka thënë e ka një gabim epidemiologjik, pasi testet zbulojnë vetëm një fraksion të rasteve të reja që ndodhin në realitet. Së fundmi, Alimehmeti shton se e rëndësishme është të shihet përqindja e pozitivitetit të testimeve dhe humbjet e jetës.
Situata lidhet me numrin e testimeve. Të shohësh rastet reja është një gabim epidemiologjik, pasi këto teste zbulojnë vetëm një fraksion të rasteve të reja që ndodhin në realitet. E rëndësishme është të shohim përqindjen e pozitivitetit të testimeve, humbjet e jetës, këto mbeten pothuajse njësoj. Situata është njësoj, duhet të bëjmë mesatare javore ose 14-ditore.
Alimemeti theksoi më tej se pritet që të ketë rritje të infektimeve për shkak të sezonit, stinës së dimrit.
Nuk mund të flitet për një trend, përderisa të dhënat nuk janë të mjaftueshme. Të dhënat e mjaftueshme dalin nëse kemi një % pozitiviteti të testit poshtë 10%. Nëse e kemi 30, 31 apo 33%, është pamundur të flasësh për trendin. Nga pikëpamja e eksperiencës dimë që viruset rriten. Presim rritje për shkak të sezonit.