Skuadra e Elbasanit ka qenë mysafire për një ndeshje miqësore të pazakontë në ambientet e paraburgimit të këtij qyteti. Një pjesë e lojtarëve të skuadrës, si Bruno Telushi, Orges Gava dhe disa të tjerë, kanë luajtur një takim me të paraburgosurit.
Ishte një ndeshje simbolike, me verdheblutë që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së këtij institucioni. Ndeshja është zhvilluar në kuadër të promovimit dhe rëndësisë së sportit për jetën, ku është ndjekur me mjaft interes nga vetë të paraburgosurit.
Rikthimi i Elbasanit në elitë dhe ecuria e tij mjaft e mirë deri tani ka shtuar vëmendjen ndaj ekipit në të gjitha drejtimet. Fokusi është te ndeshja me Bylisin në transfertë, por elbasanasit nuk lënë pas as angazhimet e tjera sociale.