Nga Fatmir Popja
Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të policisë së Qarkut të Elbasanit Ministri i Brendshëm ,Ervin Hoxha është shprehur i kënaqur nga sinergjia që ka gjetur mes Policisë së Elbasanit , Prokurorisë së Rrethit, Bashkisë, autoriteteve vendore dhe agjencive ligjzbatuese, të cilin ai tha se do të donte ta shihte në këtë nivel në çdo qark.Pata mundësinë t’i falënderoj drejtuesit e këtyre institucioneve së bashku me ish-drejtorin e DVP Elbasan, sot Drejtor i Përgjithshëm i Policia e Shtetit Ilir Proda, teksa prezantuam Drejtorin e ri të qarkut, Fatmir Hoxhën u shpreh Ministri.
Elbasani, si një nga qendrat kryesore historike, kulturore e ekonomike të Shqipërisë, përballet me sfida që kërkojnë një qasje të fortë dhe të balancuar, mes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit me komunitetin.Ministri Hixhs theksoi se lufta kundër krimit dhe ndërtimi i një mjedisi të sigurt për të gjithë, do të jenë shtylla kryesore e punës së trupës me uniformë.Në fokus do të vijojë të jetë çmontimi i aktiviteteve të grupeve kriminale dhe forcimi i sundimit të ligjit në Elbasan dhe kudo në Shqipëri.