Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e ditës së sotme sheshin “Gensher” në Elbasan, ku u zhvillua ceremonia e faljes së namazit.Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
Në mesazhin e tij, ndër të tjera myftiu i Elbasanit z. Agim Duka uroi besimtarët pas muajit të agjërimit duke thënë se ky muaj duhet të na bëjë më të mirë e më të përgjegjshëm për shoqërinë.
Nje koment
Pingback: 3fallacy