Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaron se me fillimin e vitit të ri shkollor, mësuesit do të testohen çdo ditë për Covid-19. “Ky testim do jetë në përditshmëri. Mësuesit do testohen përditë sepse nuk kemi siguri për 48 orët në vazhdim”, u shpreh ajo në Neës 24.
E pyetur se kur do të merret vendimi për mbylljen e shkollës apo klasave, Tomini tha se ka disa procedura. “Së pari, nëse do kemi shfaqjen e një rasti të vetëm dhe do ketë një vlerësim të rrethit epidemiologjik të atij rrethi, dhe del se nuk kemi transmetim imunitar. Do të izolohet vetëm nxënësi. Dhe personat në dy krahët e tij do testohen. Nëse kemi më shumë se dy nxënës në një klasë, klasa do të izolohet dhe nxënësit do të qëndrojnë në shtëpi”, tha ajo.
Ajo bëri publike dhe tre vatrat të Covid që prej muajsh nuk po ka rënie të rasteve të Covid, që nga nisja e pandemisë në muaj mars. Tirana, Shkodra dhe Durrësi janë tre vatrat më të nxehta të Covid, shtoi Tomini, që mbajnë peshën më të madhe të epidemisë.
Në spital janë 199 pacientë që po trajtohen nga Covid, ndërsa kurim në shtëpi ka 4500 persona.