Mesazhi më i fortë i solidaritetit vjen nga të verbërit e Elbasanit. Rreth 600 anëtarë të shoqatës së të verbërve kanë vendosur në mënyrë unanime të dhurojnë 1 mijë lekë të reja nga pensioni që marrin edhe pse të ardhurat nuk mjaftojnë as për veten e tyre.
Me sytë e shpirtit kanë ndjerë emocione të forta këto ditë dhe kanë vendosur të japin kontributin e tyre modest.
Kryetarja e shoqatës, Elida Çela, fton këdo që ka mundësi të dhurojë sado pak për personat që vuajnë.
Ndërsa anëtari i shoqatës, Gazmend Karakyzja, e ka të pamundur t’i ndalë lotët përballë fatkeqësisë që po kalon vendi.