Saturday , June 14 2025

Merkatoja e Elbasanit mbetet në fazën e pritjes, ende asnjë afrim për Gvozdenoviçin

Pavarësisht lëvizjeve të paralajmëruara, merkatoja e Elbasanit mbetet ende në fazën e pritjes, pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë zyrtarizim nga klubi. Në media janë përmendur shumë emra lojtarësh, si nga kampionati vendës, ashtu edhe nga jashtë, por asnjë prej tyre nuk është konfirmuar nga burime zyrtare. Emrat më të përfolur për repartin ofensiv përfshijnë disa ish-lojtarë të Kategorisë Superiore, si dhe futbollistë nga tregu kosovar dhe ai maqedonas.

Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë zgjedhur të veprojnë me kujdes dhe diskrecion, duke mos nxituar. Nga ana tjetër, klubi synon të jetë diskret me bisedimet edhe për faktin se në lojë mund të hyjnë ekipe të tjera dhe t’u prishin punë për lojtarët që synojnë.

PANORAMASPORT.AL