Merkato që pritet nga Elbasani, nga një goditje për çdo repart te verdheblutë

Edhe pse një ekip i sapongjitur në Superiore, Elbasani pretendon që në fillim të jetë konkurrues mes më të mirave.

Për këtë arsye u bënë shumë afrime në merkato dhe tani, pavarësisht diferencës prej 8 pikësh me vendin e 4-t, te verdheblutë vijojnë të kenë ende pretendime. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit do të bëjnë së paku tri afrime për të përforcuar skuadrën, që ajo të jetë në gjendje të rikuperojë pikët e lëna me rivalët.

Elbasanasit duan të afrojnë një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues, me shpresën se do të gjejnë elementët e duhur për t’ia bashkuar grupit të trajnerit Gvozdenoviç nga muaji janar.

PANORAMASPORT.AL