Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për skulptorin e njohur Arben Bajo, i cili nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetin social “Facebook”. “Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk i’a doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.
Bajo prej ditësh ishte duke “luftụar” me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike.
53-vjeçari Arben Bajo, në profesion është skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve.
Arben Bajo ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.