Amarda Toska ka shtuar një tjetër sipërmarrje të saj në listë. Pas suksesit ndër vite në fushën e organizimit të dasmave, moderatorja e dashur për publikun shqiptar ka prezantuar dje përmes një feste të veçantë e private linjën e saj të produkteve kozmetike “Ami’s Beauty”. Prezantuesja bukuroshe mblodhi miq e të afërm në një vilë të veçuar larg Tiranës për të festuar lançimin e biznesit të ri.
“Ndërkohë që e krijoja këtë vizion e sipërmarrje timen, doja që produktet të ishin absolutisht cilësore dhe ta meritonin mbiemrin Premium”, është shprehur Ami në fjalën e saj. Sigurisht në prezantim, ajo përmendi edhe Ermal Mamaqin si mbështetjen e saj më të madhe dhe familjen si përkrahësen më të fortë të çdo gjëje që bën në jetë.