Mbrojtësi Rei Zaimi nuk do të jetë më pjesë e Elbasanit për pjesën e mbetur të sezonit. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi verdheblu. “Panorama Sport” bëri të ditur dje se ai do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë, te Pogradeci.
Postimi i plotë
Faleminderit Zaimi! 🟡🔵
AF Elbasani njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin Rei Zaimi. Mbrojtësi shtatlartë u bashkua me ekipin verdheblu në edicionin e kaluar në Kategorinë e Parë duke zhvilluar një sezon pozitiv. Familja verdheblu i uron Reit suksese në vazhdim.