“Më rrahu, më mbajti shoferi e fizioterapisti.” i riu nga Elbasani dhunohet dhe braktis qendrën sociale

Më 24 Maj 2024 emisioni “Stop” transmetoi rastin e Ninos, një fëmijë me aftësi të kufizuara, i braktisur nga prindërit e tij në Elbasan dhe që rrinte në shtëpinë e gjyshërve. Këta të fundit janë të moshuar dhe e kanë të pamundur të kujdesen për nipin, ndaj me ndihmën e “Stop”, Nino u sistemua në Qendrën Rezidenciale Durrës.

Por pak ditë më parë Nino telefonon dhe thotë, se pas tre muajsh në këtë qendër për të nisën problemet. Nino tregon, se ka pasur një konflikt me Denisën, kujdestaren e tij, e cila dyshonte se Nino bënte video dhe i niste në redaksinë e emisionit “Stop”.

Nino: Du içik ty të takoj!

Gazetarja: Pse çfarë problemi ke?

Nino: Kam içik problem atje tek qendra.

Gjyshja e Ninos: Me çin po flet Nëna? Me Odetën?

Gazetarja: Po! Çfarë ka Nino?

Gjyshja e Ninos: Nino erdhi të rrinte 4-5 ditë, ka 1 muaj, thotë nuk iki atje, se e trajtojnë shumë keq!

Gazetarja: Kush tha që e trajton keq?

Nino: Hajde të të llafos!

Gjyshja e Ninos: Hajde të të llafos thotë, të të tregoj të tëra sepse unë kam frikë, të vete atje se m’rrafin!

Nino: Kam 2 muaj, që duroj, duroj, duroj….Nuk duroj ma, moj Odetë!

Pas kësaj telefonate emisioni “Stop” niset menjëherë tek banesa e gjyshërve të Ninos. Nino tregon situatën me kujdestaren e qendrës, sipas tij situata u qetësua disi me ndërhyrjen e drejtoreshës, por pas këtij episodi Denisa e lan Ninon me ujë të ftohtë, gjë që bëri që Nino të kthehet në Elbasan te gjyshërit duke mos dashur më të shkojë në qendrën e Durrësit

Gazetarja: Nino çfarë bëre, si je?

Nino: Mirë!

Gazetarja: Si kalove?

Nino: Mirë!

Gazetarja: U shqetësova se more në telefon?

Nino: Po! M’fal ë..!

Gazetarja: Çfarë problemi ke?

Nino: Kam duru deri kaq! Nuk duroj dot më! E kupton?

Gazetarja: Ne të sistemuan tek qendra për më mirë. Çfarë ka ndodhur tani?

Nino: Ta tregoj unë! Ndejta unë atje? Shumë mirë isha. Po, po, po isha shumë mirë!

Gazetarja: Sa kohë ke qenë mirë?

Nino: Kaluan 2-3 muaj. Po në atë 2 muaj, 3 muaj filluan ngjarjet. Më kërcënonte ajo Denisa.

Gazetarja: Kush është kjo Denisa?

Nino: Është një kujdestare. Edhe mirë i thashë Eftës (Punonjëses Sociale) Dhe u ankova. Dhe e mori në telefon ajo. Erdhi aty, desh më rrafi.

Gazetarja: Denisa desh të rrafi sepse ti e raportove tek punonjësja sociale?

Nino: Bravo! Edhe kjo e bani video Efta. Ia çoi drejtoreshës.

Gazetarja: Mimozës.

Nino: Po! I bërtiti, por ajo thotë kam mik dhe s’më heq njeri nga puna.

Gazetarja: Çfarë të bëri Denisa ty?

Nino: Desh më rrafi! Më mbajti shoferi dhe fizioterapisti.

Gazetarja: Sa ka kjo që ka ndidhur Nino?

Nino: Nga Qershori më duket. Po nuk e bëra të madhe më kupton. Po e fala.

Gazetarja: Po u përsërit më situate?

Nino: Pastaj më lau me ujë të ftohtë! Edhe kam pi ilaçe, pyet nanën, po deshe!

Gazetarja – gjyshes së Ninos: Çfarë ilaçesh ka pirë për ftohje?

Gjyshja e Ninos: Ja ku janë ilaçet: shurup, kokrra dhe kjo për fytin. E lau herën e parë do e lanet prap herën e dytë dhe një Bona i ka thënë “çfarë po bën se po vdes fëmijën”, vetëm prej asaj ky do që të lerë qendrën, “nuk shkoj më atje” thotë.

Gazetarja: Tani do të shkosh më në qendër apo jo? Apo nuk shkon prej Denisës?

Nino: Jo, nuk shkoj dot! Nuk shkoj dot! Nuk shkoj dot, o Odetë.

Me kamerën e fshehtë, Nino shkon me gjyshin tek Qendra, duke i treguar të gjitha pretendimet, që është dhunuar e larë me ujë të ftohtë dhe se do të largohet.

Gjyshi i Ninos: Deri më sot nuk ka bëzajt, se thotë më ushtrojnë dhunë atje, po mos bëzaj! Ime, ky nuk do të rrijë më këtu!

Punonjësja Sociale: Ka qenë Denisa?

Nino dhe Gjyshi: Denisa!

Gjyshi i Ninos: Ime, çuni u la me ujë të ftohtë! Edhe herë tjetër do e lante për së dyti herë dhe i thotë ajo Bona, që çfarë bën? Do ta vdesësh fëmijën!

Drejtoresha: Kujt? Denisës?

Gjyshi i Ninos: Denisës!

Nino: Me ujë të ftohtë!

Gjyshi i Ninos: Me ujë të ftohtë akull.

Drejtoresha: Banjën nuk e kontrollojmë dot!

Nino: Prit të fol unë njëherë!

Drejtoresha: Të dëgjoj edhe ty!

Nino: Unë jam normal, ti e di!

Drejtoresha: E di! Ne flasim bashkë, ajo jo?

Nino: Edhe do flasim!

Drejtoresha: Po patjetër!

Nino: Ti nuk merr masa! Ja Efta ke qenë atë ditë, kur m’u turr mu, apo jo?

Punonjësja Sociale: Po!

Nino: Apo po gënjej unë?

Drejtoresha dhe Punonjësja Sociale: Jo mo, s’po gënjen!

Punonjësja Sociale: I fola unë asaj?

Drejtoresha: Ne e diskutuam atë!

Punonjësja Sociale: Nino, a i fola unë asaj? Çfarë i fola unë asaj?

Nino: I fole!

Drejtoresha: Nino, çfarë problemi ke ti, sepse atë e diskutuam! Neve e thirrëm, edhe e thirrëm atë gocën edhe…

Nino: Që atje ka fillu ajo!

Gjyshi i Ninos: E thirrët?

Drejtoresha: Po!

Gjyshi i Ninos: Dhe pas asaj me ujë të ftohtë!

Drejtoresha: Po, jo, jo, jo…

Gazetarja bisedon me titullaren dhe kjo e fundit e pranon episodin e konfliktit, por nuk kishte dijeni për larjen me ujë te ftohtë.

Gazetarja: Drejtoresha Nino pretendon që një punonjëse e cila quhet Denisa ka pasur një konflikt me Ninon.

Punonjësja Sociale: Denisa i ka thënë që ti bën video dhe bën foto, me kupton e kërcënonte.

Gazetarja: Ju jeni vënë në dijeni si drejtoreshë?

Drejtoresha: Unë kam qenë me leje, por faktikisht po.

Gazetarja: Si ka qenë problemi?

Nino: Nuk mori masa.

Drejtoresha: Dëgjo Nino me telefonin që kishte herë pas here bënte nga një video.

Gazetarja: Kujt ia çonte videot se mua nuk më ka ardhur asnjë video si “Stop”. Dyshonte Denisa se mund t’i bënte një video Nino. Ky është problemi i Denisës, jo i Ninos se mua nuk më ka ardhur asnjë video si “Stop” as familjarëve, se unë po ta kisha me video punonjësen Denisa nuk vija tek qendra shkoja direkt në policia bashkë me Ninon. Tani ky problemi i Denisës është përcjellë tek drejtoresha…

Punonjësja Sociale: U përcoll tek mua si problematikë. E tirra Denisën direkte, erdhi dhe e pyes se çfarë ka ndodhur me Ninon. “Jo nuk është e vërtetë,” më thotë. I tërheq vëmendjen, e transmetuam edhe tek drejtoresha. Erdhi drejtoresha nga leja, bëmë mbledhjen u sqaruan gjërat dhe Nino u sqarua me Denisën.

Drejtoresha: U përballën të dy, i thanë më fal njëri-tjetrit.

Gazetarja: Tani Nino nuk po flet kot, ka pasur një përplasje. Nuk e mohoni.

Gjyshi i Ninos: Fëmija është larë me ujë të ftohtë. Kanatjeria vinte era qen kur erdhi në shtëpi.

Gazetarja: Nino ka një pretendim se është larë me ujë të ftohtë. Ua ka thënë këtë problem?

Drejtoresha: Jo.

Gjyshi i Ninos: Nino nuk ka folur sepse më ka thënë mua që “s’flas se ato mua më marrin hak”.

Pas komunikimit me drejtoreshën, “Stop” takon kujdestaren, Denisën.

Gazetarja: Si je vijmë nga emisioni “Stop”.

Denisa: Me atë jo njëherë. Po ashtu marr edhe unë avokat.

Gazetarja: Merr avokatin ti ke një pozicion publik.

Punonjësja Sociale: Të lutem tani! Ne dolëm folëm për ty.

Gazetarja: Qetësohu tani se dukesh e shqetësuar.

Denisa: Në momentin që vjen “Stop-i” tani jemi të shqetësuar. Unë jo vetëm Ninon, por edhe kalamajtë e tjerë i kam mbajtur sikur të jenë njerëzit tanë.

Gazetarja: Të shkojmë pak në Qershor, çfarë ndodhi mes teje dhe Ninos?

Denisa: Nino ka shkuar poshtë tek shefja dhe punonjësja sociale dhe u ka thënë që “unë kam këto ankesa për Denisën”. Më mori shefja dhe punonjësja sociale në telefon dhe erdhën. “Nino ku e ke problemin me mua. Nëse ke një problem me mua, ma thuaj mua, nuk ke pse shkon poshtë,” i thashë. I kërkuam falje njëri-tjetrit.

Gazetarja: Për çfarë i kërkuat falje njëri-tjerit çfarë ndodhi mes jush?

Denisa: Ky kishte thënë, që i paskam thënë unë “ti na bën video dhe foto.”

Gazetarja: Ti dyshoje?

Denisa: Nuk dyshoja fare…

Punonjësja Sociale: Një sekondë tani ta sqarojmë muhabetin siç është për t’u sqaruar. Më vjen Nino tek zyra dhe e pyes “Nino çfarë ke?” se e pashë të shqetësuar dhe më thotë “kam probleme me kujdestare Denisën”. E marr direkt Denisën, vjen Denisa dhe Nino më thotë që ajo ngre zërin,  më thotë mua që bëj video e foto.

Gazetarja: Ti dyshoje që bënte video e foto?

Denisa: Jo.

Punonjësja Sociale: Si punonjëse sociale i fola Denisës i thash “mundohu që të  qetësosh Ninon, fëmijët këtu janë me probleme, ti ke detyrë që t’i mbash afër,” dhe e ka bërë. Tani Nino nga mrapa thotë që ti ke marrë hak dhe e ke larë me ujë të ftohtë.

Denisa: Nuk ka pasur ujë të ngrohtë dhe nuk kemi larë asnjë nga kalamajtë.

Gazetarja – drejtoreshës: Të ka ardhur ankesë nga Denisa që nuk ka pasur ujë?

Drejtoresha: Jo!

Denisa: Nuk është larë me ujë të ftohtë, të betohem! Çezma sa u hap, Nino ishte ulur në karrige për t’u larë, sa e pashë dhe këmbët nuk i janë lagur Ninos.

Gazetarja: O Nino, u lave atë ditë apo jo?

Nino: Po u lava.

Nino është i vendosur nuk do të qëndrojë më në qendër. Fillojnë procedurat për largimin e tij.

Gazetarja: Nino ti ku do që të qëndrosh?

Nino: Tek gjyshi.

Gjyshi i Ninos: Meqenëse do e marr çunin në shtëpi, kërkoj që të më ndihmojnë si bashkia, si këto fonacionet e tjera./tvklan.al