Një 12-vjeçar shqiptar ka mbërritur në spital në Kretë me plagë, teksa ka raportuar abuzim nga babai dhe njerka.
Ngjarja ka ndodhur në një fshat në Vianno të Heraklionit, në një familje shqiptare, por policia nuk i ka arrestuar autorët pasi kishte skaduar koha kur fëmija denoncoi ngjarjen. Përveç plagëve, mjekët kanë konstatuar se fëmija ishte nën peshë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë duke nisur hetimet për rrethanat në të cilat është plagosur.
Fëmija 12-vjeçar është dërguar në PAGNI me lëndime në fytyrë, konkretisht në vesh. Prindërit e fëmijës sipas mediave greke janë me origjinë shqiptare dhe babai i fëmijës jeton me partneren e tij.