Monday , August 18 2025

Më pak interes për Mjekësin! Aplikojnë 1200 kandidatë, pas testit do të përzgjidhen 436 studentë

Mes emocionesh gëzimi, maturantët të cilët kanë dalë me rezultate të larta nga matura shtetërore dhe e kanë degë të preferuar mjekësinë e përgjithshme, nga kjo e hënë kanë nisur t’i nënshtrohen testimit të informatizuar, i cili është një filtër që përcakton nëse do ta përfitojnë këtë degë.

Secili maturant testohet për dy orë online dhe përgjigjet i marrin në kohë reale sapo përfundojnë. 70% të pikëve i përfitojnë nga rezultatet e maturës shtetërore dhe 30% të pikëve i marrin nga testimi i informatizuar.

Ajo që është vënë re këtë vit është rënia e numrit të aplikantëve. 1200 kandidatë kanë aplikuar, ndërkohë që do të përzgjidhen 436 studentë, pasi pjesa tjetër i përket kuotave të trevave.

Për herë të parë këtë vit studentët e mjekësisë do të nënshkruajnë kontratën se pranojnë të ofrojnë shërbim shëndetësor për tre vite në vendin e tyre pasi të përfundojnë studimet.

Edhe pse mjekësia është ndër degët më të preferuara, ka edhe nga ata maturantë të cilët e kanë zgjedhur sepse ka qenë preferencë e prindërve.

“E bëra testin, por nuk dua ta fitoj, dua inxhinieri. Prindërit donin mjekësi”, u shpreh një prej studentëve.

1200 maturantët do të testohen të ndarë në grupe deri ditën e enjte.

Top Channel