Kur vjen puna tek jeta personale, rrallë e shohim kryeministrin të postojë për jetën personale. Por, fotoja e fundit nuk kishte si të mungonte në profilin e Ramës. Rama ka publikuar një moment romantik me bashkëshorten, Linda Rama, e jo pa arsye. Çifti festojnë 10-vjetorin e martesës, e për këtë duket se një nga dhuratat nga ana e kryeministrit ka qenë një kompozim me lule rozë e të bardha.
“10 vjet”, ka shkruar Rama, teksa në foto shihet duke shkëmbyer një puthje me partneren. Çifti e realizuan dasmën në vitin 2010, ceremoni ku morrën pjesë rreth 500 të ftuar.
Një event që erdhi si i papritur për kohën, pasi dyshja e kishin mbajtur disi larg syve të publikut romancën mes tyre. Pas martesës, çifti sollën në jetë vogëlushin Zaho. /News31