“Mbretërit e Europës. Labinoti”/ Ky është titulli i gazetës italiane shkruar më 1984 për ekipin e Labinotit, Elbasan

Ky është titulli i gazetës italiane “Guerin Sportivo”, qershor 1984, shkruar nga Pino Montagna

Është nje artikull i gjatë, (të cilin po e jap me shkurtime), ku tregon ecurinë e ekipit të futbollit të Elbasanit, qysh në themelimin e tij.

Duke mposhtur parashikimet e zakonshme, kampionati u identifikua çuditërisht me ekipin elbasanas që fitoi kampionatin e parë në historinë e tij të gjatë. Tregon pse e ka emrin “Labinoti”. Si u prit nga qytetarët fitorja, me koncerte folklorike ku morën pjesë mbi 70 mijë banorë të këtij qyteti, i treti në vend, i njohur për kompleksin e madh të hekurit dhe çelikut dhe një zonë industriale. Kaq shumë entuziazëm kishte sa justifikohet, “pushtimi i parë” i qytetit, si nji nga sukseset e pakta të arritura deri më tani nga Labinoti, i cili është gjithashtu një nga klubet më të vjetra në Shqipëri. Pastaj, përshkruan të gjithë lojtarët.

Pika e fortë e skuadrës ishte mbrojtja (vetëm 14 gola të pësuar) me Gogunjën në portë (më i miri portier i sezonit) me rekordin 1037 min. pa pësuar gol. Shoqërues të tij të vlefshëm në repart ishin veterani dhe kapiteni Lleshi (në kampionatin e tij të 12-të) i cili këtë vit, është ende “drejtori” i vërtetë falë edhe teknikës së mirë (ka 8 paraqitje në kombëtare) dhe performancë të vazhdueshme për të qenë mbrojtësi më i mirë i sezonit. Pastaj mbrojtës ​​mësuesi i letërsisë Deliu, ndërsa mbrojtësit e krahut janë, Arapi shumë i ri (student matematike) dhe Rama të dy shumë të fortë fizikisht. Mustafaraj, një mësues shumë dinamik i edukimit fizik, vepronte në mesfushë. Janë “skuterat” Tafani dhe Asllani, si qendërsulmuesi i njohur Dalipi, vendin e të cilit në turin e dytë e zuri i riu Bega i ardhur nga Turbina e kategorisë së dytë. Bega ishte zbulimi i vërtetë i sezonit pasi në vetëm 13 ndeshje, ai shënoi 6 gola vendimtarë, për po aq fitore të rëndësishme. Në krah të tij kanë operuar krahët Agalliu dhe Mitrollari, autor i 5 golave.

Labinoti padyshim ishte një ekip shumë i ri (mesatarisht 24 vjeç) dhe i pozicionuar fizikisht (1.77 m gjatësia mesatare e lojtarëve të tij). Perspektivat e ekipit ishin të favorshme, kjo edhe falë teknikëve F.Jorgaqi dhe D.Stringa, ish-lojtarë të njohur të Labinotit, të cilët ishin shumë të guximshëm për t’i dhënë besim shumë të rinjve. Dy trajnerët e kanë ngritur skuadrën sipas karakteristikave të njohura të futbollit shqiptar: disponim i mirë fizik dhe teknik me dinamikë të spikatur shfaqur me një tendencë, lojë në mbrojtje, duke pësuar 38 gola më pak se vitin e kaluar. 

Shkrimi ilustrohet me foton e mëposhtme.

Pino Montagna