Elbasani do të rikthehet në fushë e lojës ditën e hënë, për të nisur kështu zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri. Por ekipi i Nevil Dedes nuk ëhstë i vetmi, pasi një tjetër skuadër që luan në elitë do të zbresë në fushë po ditën e hënë.
Kështu Teuta do t’u jap fund pushimeve, me lojtarët që do të kthehen në fushë ditën e hënë. Durrsakët do të jenë të përgjysmuar, pasi nga Durrësi janë larguar disa futbollistë.
Drejtuesit deri tani nuk kanë mundur të bëjnë asnjë afrim dhe me rikthimin e ekipit në stërvitje do të shihet se çfarë do të ndodhë me përforcimin e skuadrës. Gjithsesi Edi Martini do të nisë stërvitjen dhe shpreson që sa më shpejt ekipi të plotësoshet me elementët e kërkuar.