Mbahet mbledhja e KVSP/ Bashkia Elbasan forcon bashkëpunimin për sigurinë në komunitet

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua mbledhja e Komitetit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e institucioneve vendore, përfaqësuesve të drejtësisë, arsimit, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë lokalë.

Takimi u organizua në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë e Programit SCPA – Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri, financuar nga Qeveria Suedeze përmes SIDA dhe zbatuar nga Shoqata “Tjetër Vizion”.

Bashkia Elbasan konfirmoi angazhimin për të:

Forcuar komitetet lokale të sigurisë në çdo lagje;

Integruar perceptimet e qytetarëve në politikat lokale;

Bashkëpunuar ngushtë me shkollat, të rinjtë dhe komunitetet vulnerabël;

Siguruar komunikim transparent mbi masat dhe rezultatet.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë qytetarët e Elbasanit.