Një shqiptare 36 vjeçare është arrestuar dje në Selanik pasi akuzohet se është përfshirë në një aferë mashtrimi 130 mijë euro.
Gruaja, emigrante prej vitesh në veriun e Greqisë, dyshohet se ka nxitur një mikeshën e saj greke, 43 vjeçe, që t’i japë një personi fantazmë, plot 130 mijë euro, në një vorbull dashurie virtuale.
Gjithçka nisi pesë muaj më parë, kur 43 vjeçarja u njoh në internet me një person që u prezantua si Dr. Michael Wooden. Ai i tha se ishte mjek i dërguar nga OKB në Jemen në kuadër të ndihmës humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Mes të dyve nisi një lidhje virtuale dhe në mëngjes ajo zgjohej me mesazhet e tij: “Mirëmëngjes dashuria ime, si ke fjetur”.
Këto e nxitën. 43 vjeçaren të dashurohet gjithnjë e më tepër, derisa mjeku i tha se po digjej nga dëshira për të shkuar tek ajo në Greqi. Por që të ndodhte kjo, duhet të prishte kontratën me OKB dhe të paguante dëmshpërblim.
“Duhen shumë lekë që të ndodhë kjo, shumë”, i tha ai. Gruaja e marrosur nuk u ndal dhe nisi t’i dërgonte para të trashëguara nga prindërit.
Këtu del roli i 36 vjeçare shqiptare. Ajo e nxiti që të paguajë për të sjellë në Greqi, mjekun amerikan dhe në 5 muaj u dërguan 130 mijë euro përmes bankës.
Skema ishte aq e besueshme sa 43 vjeçarja mori një email me adresë të OKB-së ku thuhej se që të linte detyrën, duhet të paguante dëmshpërblim për prishje kontrate pune si mjek në Jemen.
Pak kohë më parë, gruaja greke nisi të dyshonte se do të takohej ndonjëherë me dashurinë e saj të re dhe bëri denoncim në polici.
Policia e Selanikut tha se arrestoi 36 vjeçaren shqiptare ndërsa merrte 10 mijë euro nga gruaja greke për të bërë dërgesat e radhës te mjeku inekzistent.
Nje koment
Pingback: 1stronger