Masat kufizuese ndaj COVID-19/ Masa administrative në Elbasan. Ja sa janë ndëshkuar për 24 orë

Në zbatim të masave të marra nga qeveria mbi situatën e krijuar nga COVID-19 për kufizimin e lëvizjes sipas fashës së orarit të përcaktuar, në Elbasan janë kapur qytetarë në shkelje dhe janë marrë 31 masa administrative. Policia Rrugore në Elbasan për datën 10 prill ka konstatuar dhe ndëshkuar 1 drejtues mjeti për shkelje te parashikuar nga Aktit Normativ neni 3 pika 11, si dhe janë marrë 31 masa administrative të ndryshme.

Prej rastit të parë të prekur me koronavirus në vendin tonë, janë vendosur masa kufizuese në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve, të cila kanë për qëllim frenimin e epidemisë.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese që arrijnë deri në heqje lirie për të gjithë ata qytetarë që do të thyejnë rregullat duke rrezikuar veten e tyre, të familjarëve dhe të gjithë shoqërisë nga infektimi me COVID-19.

Duke marrë parasysh se si qytetarët nuk i kanë zbatuar deri më tani rregullat e distancimit social teksa dalin gjatë orarit të lejuar 05:00-13:00, kreu i qeverisë thotë se Policia do të veprojë me një përgjigje reciproke ndaj të gjithë atyre që nuk do të mbajnë radhën dhe distancën. Në tregje do të vendosen kordonë nga policia dhe ushtria, njofton Rama.

Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!”, shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.