Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomimi ka deklaruar në emisionin “Breaking” se muaji shtator do të jetë vendimtar lidhur me pandeminë e COVID.
“Kemi ulje të hospitalizuarve për shkak të imunizimit. Aktualisht kemi 175 pacientë të shtruar në spitale. Transmentueshmëria e Deltës është shumë herë më e madhe se Alfa. Ashpërsimi i masave varet nga situata e pandemisë. Respektimi i masave është shumë i rëndësishëm për t’u zbatuar. Personat me simptoma të rënda janë kryesisht të pa vaksinuar”, theksoi Tomini në Breaking.