Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci tragjik nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës dhe ish punonjës i IMT, si dhe i riu Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.
Vaso, i cili ka edhe mbiemrin Brajoviç, është vëllai i Denis Brajoviç, të ekstraduar pak kohë më parë nga Emiratet. Brajoviç ka vrarë Gjon Boriçi në gusht të vitit 2020. Ai u zbulua në përgjimet e “Metamorfozës”, ku pas vrasjes, Brajoviç komunikoi me me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin.
Autori i ngjarjes është Rakip Gilla. Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit personi është dorëzuar.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.