Monday , May 12 2025

Martin mos na fal! Jemi palaço!

Nga Alban Shingjergji

Aq palaço, sa kemi harruar të prindërojmë…

Aq palaço,sa iPhone dhe makinat e shtrenjta vlejnë më shumë se vetë jeta…

Aq palaço, sa kthejmë kokën në krahun tjetër edhe kur shohim një fëmijë të lyer në gjak…

Aq palaço,sa bëjmë sikur punojmë por mendjen e kemi veç tek dita e  rrogës….

Aq palaço, sa qeshim me të drejtën dhe qajmë në hipokrizi….

Aq palaço,sa turpi është një luks që askush nuk e përballon….

Aq palaço, sa në shoqëri zhurma është më e rëndësishme se thelbi….

Palaçollëku,kjo lojë që asnjëherë nuk ka fitues por sjell vetëm humbje…

Të humbëm ty Martin….

Futuro në qiellin pafund, pa frikë e dhimbje, ëndrrat e tua të ndalura në këtë botë palaçosh!