Në Elbasan rikthehet pas disa vitesh Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja. I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan rreth 28 vite më parë dhe i përqafuar nga shumë qytete të tjera, Maratona rikthehet sërish për të identifikuar dashuruesit e skenës.
Duke nisur që nga muaji janar gjimnazet e qytetit nisin përgatitjet për maratonën dhe angazhimi i të rinjve është maksimal. Duket se skena është e vetmja që ka aftësinë të mundë rrjetet sociale apo kafenetë.
Maratona Rinore e Elbasanit ka identifikuar talente të cilët sot kanë pushtuar skenat kombëtare dhe jo vetëm. Në të marrin pjesë të rinjtë e talentuar në këngë, kërcim, aktrim, modeling etj.