Monday , April 28 2025

Maratona rinore në Elbasan, organizohet prej 29 vitesh për të zbuluar talentet e reja

Ka startuar Maratona Rinore në Elbasan është aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja.

I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan rreth 29 vite më parë maratona elektrizon të rinjtë e gjimnazeve dhe krijon mes tyre një konkurrencë të fortë e të bukur artistike.

Në një teatër të mbushur plot, skena duket është e vetmja që ka aftësinë të mundë rrjetet sociale apo kafenetë.

Maratona Rinore e Elbasanit ka identifikuar talente të cilët sot kanë pushtuar skenat kombëtare dhe jo vetëm. Në të marrin pjesë të rinjtë e talentuar në këngë, kërcim, aktrim, modeling etj.