Manastirliu jep lajmin që nuk e prisnim. Ja kur do të hapen çerdhet dhe kopshtet. (Asnjë plan për transportin publik)

Më datë 1 qershor do të bëhet e mundur hapja e shkollave dhe çerdheve. Në një video-mesazh nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se më datë 1 qershor do të nisë hapja e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Ministrja shtoi më tej se kopshtet dhe çerdhet publike e private duhet të kenë parasysh edhe protokollin e sigurisë, për të cilin do të njoftohen në ditët në vijim.

“Nëse gjithçka shkon siç e kemi planifikuar, kopshtet dhe çerdhet publike do të hapen nga 1 qershori. Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar edhe nevojën e standarteve. Protokollet e sigurisë do të bëhen në diët në vijim, ku do të ngarkohen për zbatim të gjitha institucionet përgjegjëse,”- tha Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu në një video-mesazh publikoi edhe njëherë të gjithë bizneset që do të nisin punën e tyre më 11 maj, 18 maj dhe më 1 qershor. Më datë 11 do të hapen parukeritë, berberët, klinikat denate dhe qendrat tregtare.

Më datë 18 maj nis hapja e bareve, restoranteve, galeritë e arteve, muzeve si dhe stërvitja e sportistëve në ambiente të hapura. Më datë 1 qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publikë e privatë. Ndërkohë, ende nuk ka një plan për hapjen e transportit publik.

(dosja.al)