Ditën e sotme në orën 09:30 të mëngjesit është mbledhur task-forca për koronavirusin në sallën e emergjencave në aeroportin e Rinasit. Në mbledhje priten të diskutohen masat për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për të parandaluar hyrjen e individëve të prekur në territorin shqiptar. Me përhapjen e koronavirusit në Italinë fqinje, në Shqipëri janë shtuar masat në pikat kufitare me dyfishimin e personelit mjekësor dhe me ambiente të posaçme intervistimi për personat që vijnë nga shtetet me risk.
Në aeroportin e Rinasit, në portet e Vlorës e Durrësit, dhe në pikat e tjera në vend, janë shtuar edhe masat mbrojtëse, me dizifektues, maska, dhoma izolimi provizor pranë këtyre pikave, për t’u spostuar më tej në karantinë spitalore nëse është e nevojshme.
Kontrolli i parë në kufi është përmes një aparature për matjen e temperaturës. Rastet që marrin vëmendjen e autoriteteve janë të ardhurit nga Kina, apo që kanë pasur historik me këtë shtet, ata nga Italia, por edhe vende si Gjermania, Turqia apo Vjena.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.