Makina e djegur në Elbasan, ja kujt i përkiste (DETAJE nga policia e Elbasanit)

Në orët e vona të së shtunës në Gracen të Elbasanit në segmentin e që tashmë njihet si rruga e  vjetër Elbasan-Tiranë është gjetur një automjet tip Peugeot 307, me targa AA 352 TK i djegur pothuajse plotësisht. Në fillim u dyshua se ishte nje djegje e qëllimshme e makinës pasi mund të ishte përdorur në ndonjë ngjarje ķriminale. Policia gjatë ditës së sotme ka shpërndarë informaicon duke sqaruar se djegjja ka qenë aksidentale. Ndërkohë siç mëson Syri.net kjo makinë i përkiste shtetasit K. B. i cili bashke me familjen janë pronarë të një servisi makinash në Elbasan.

Elbasan/ Informacion paraprak

Ne aksin rrugor Elbasan-Tiranë,  në fshatin Gracen, në automjetin  tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr. Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja  dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim në lidhje me shkakun e rënies së zjarrit në automjet.

Automjeti ishte i pajisur me të gjithë dokumentacion përkatës për të qarkulluar.