Lufta Ukrainë-Rusi shtohet frika nga një sulm radioaktiv ky është ilaçi më i shitur nëpër farmaci…

Në depot farmaceutike në vend mungon jodi i kaliumit. Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, qytetarët kanë rritur kërkesën për këtë suplement, për të rritur nivelin e jodit në gjendrën tiroide, si një mundësi për të parandaluar efektet e një sulmi të mundshëm radioaktiv.
Por endokrinologët flasin për efekte anësore të përdorimit pa kriter te jodit të kaliumit. Mjeku Dashamir Gjergji ngre shqetësimin se përdorimi i tepërt i këtij suplementi mund të shkaktojë sëmundje të rënda të tiroideve, deri në kancer.
Sipas mjekeve, në rast ekspozimit përballë lendeve radioaktive, nuk është vetëm gjëndra tiroide organi i pare që bie në kontakt.
Radioaktiviteti sipas mjekëve mund te depërtojë në çdo qelizë të trupit./abcnews