Moderatorja e tanishme e nisi karrierën në skenë si këngëtare në Festivalin e Fëmijëve. Pas dy vitesh studim për kanto, një viti studim kitarë dhe një tjetri studim violine, Luana përfundoi studimet për ekonomi, Bachelor dhe Master. Ndërkohë i ishte futur botës së televizionit si velinë në “Fiks Fare” me ndihmën e një personi të vetëm: Marinës.
Pra, pa u pjekur mirë, Luana paguante shpenzimet e veta, ndihmonte familjen dhe shtronte bazat për të ardhmen e karrierës së saj. E pa që asokohe mundësinë e artë që iu ofrua në Top Channel dhe nuk ndaloi kurrë së punuari fort drejt ëndrrës së saj.
Fama e saj ka shkuar edhe në Turqi. Luana Vjollca ka dal në revistën e njohur turke, madje, ka zënë edhe ballinën e ‘Modda Turkey’. Ajo në rrjetin social Facebook ka hedhur disa fotografi nga seti që realizoi. Edhe kësaj radhe, këngëtarja dukej me plot stil dhe shumë bukur, në sy ra edhe ndryshimi që bëri në flokë.