Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një mesazhi në Facebook ka bërë një njoftim për qytetarët shqiptarë, që do të aplikojnë për lotarinë amerikane 2022. Në aplikimin e lotarisë duhet të përfshijnë edhe bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju.
“Nëse po aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022, ju duhet përfshini bashkëshortin/en dhe të gjithë fëmijët e pamartuar nën moshën 21 vjeç, edhe nëse ata nuk do të udhëtojnë me ju. Shihni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/Afku50BFrr2
Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.”