Motrat Sara dhe Lori Hoxha janë gjithmonë bashkë, në jetën private dhe në atë publike. Ata kanë treguar përherë se kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë me njëra-tjetrën, të cilën nuk ngurrojnë që ta dëshmojnë për të gjithë ndjekësit e tyre.
Për ata që nuk e dinë, Lori dhe Sara kanë dhe një motër më të vogël, Redian dhe një vëlla, Itanin, të cila janë më të janë më të rezervuar dhe nuk preferojnë të dalin shpesh as në profilet e motrave të tyre. Së fundmi, Lori ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory dhe ka qenë pikërisht motra e tyre më e vogël ajo për të cilën blogeres së famshme ndjekësit i janë drejtuar me pyetje.
“A është motra jote xheloze për ty dhe Sarën? Duket sikur ju të dyja jeni të pandara”, e ka pyetur një ndjekës.
Këtë pyetje, Lori e ka lexuar me zë të lartë të prani të Redias. Kjo e fundit ka zgjedhur një përgjigje mjaft epike duke u shprehur se nuk i intereson fare. “I don’t care (Nuk më intereson)”- ka qenë përgjigjia e Redias me nota humori, teksa Lori thotë: “Sikur ta dija!”.