Llatja: Të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Bashkisë së Elbasanit gati për vitin e ri akademik

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Bashkia Elbasan ka filluar një fushatë të gjerë pastrimi dhe mirëmbajtjeje në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat e qytetit.

Ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike (ASHP) janë angazhuar me intensitet në punime që përfshijnë pastrimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme, mirëmbajtjen e infrastrukturës, si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të mirëpritur nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i bashkisë z. LLatja nëpërmjet një statusi në facebook.

📚🏫Të gjitha shkollat, kopshtet dhe çerdhet e Bashkisë së Elbasanit po bëhen gati për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor. 🎓🎒

Ekipet e ASHP po vazhdojnë punën në çerdhe, kopshte e shkolla-shkruan LLatja.

Krahas pastrimit, gjithashtu po kryhen kontrolle për sigurinë dhe funksionalitetin e pajisjeve dhe sistemeve të ngrohjes, për të siguruar që çdo institucion arsimor është gati për sezonin e ri shkollor dhe dimrin që po afron.

Ky proces do të vazhdojë deri në ditën e parë të shkollës, duke siguruar që të gjitha institucionet të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme për fëmijët dhe mësuesit e tyre.