Llatja takim me të rinjtë: Elbasani, qyteti i shumë portave të zhvillimit

Punët e nisura në këto vite dhe projektet e ardhshme që Bashkia Elbasan ka nisur për të transformuar Elbasanin në një pol të rëndësishëm ekonomik, ka qenë në fokusin e një bashkëbisedimi mes kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja dhe të rinjve të Njësisë Nr 1 në qytetin e Elbasanit.

  I shoqëruar nga deputeti i zonës, Klevis Xhoxhi, kryebashkiaku Llatja e vuri theksin tek mbështetja që i ka dhënë të rinjve gjatë të gjithë këtyre viteve. “Ka qenë një debat i vazhdueshëm që unë kam realizuar me ju të rinjtë duke kërkuar edhe mbështetjen tuaj për politikat tona, por edhe me llogaridhëniet tona për punët që kemi bërë për të rinjtë. Në fakt kanë qenë të shumta, panvarësisht pandemisë e tërmetit ju keni qenë në qendër, duke filluar nga Qendra Rinore, terrenet sportive, me krijimin e shumë sporteve, ndaj jemi në rrugë të mbarë për të vazhduar punët e mira dhe sidomos ato që kanë më shumë pasion rinia, sportin, artin, kulturën, teknologjinë”.

 Edhe pse kemi akoma shumë për të bërë, ne i kemi vënë në vijë gjërat, vijoi Llatja. “Nuk ka një sektor në Elbasan që na ka ngelur pas dore. Ne po vazhdojmë të bëjmë punë të mira, po mbështesim rininë, kulturën, sportin, dhe ju dëgjojmë ju rininë për punët në vijim. Po bëhemi gati me aktivitetin e Ditës së Verës, do të kemi një aktivitet shumë të pasur kulturor e artsitik. Po vazhdojmë me politikat tona për mbështetjen e të rinjve.

 Llatja e vuri theksin edhe tek Bonusi i Rijetësimit, e cila është një nismë e vyer për Elbasanin duke qenë se ndodhet edhe Kalaja, ku shteti të jep 60 milion grant,  i cili rrit zhvillimin e ekonomisë në qytet. Gjithashtu ai theskoi edhe  bashkëpunimin  e ngushtë me Universitetin e Elbasanit, për zhvillimin  e bizneseve të reja. Sakaq, restaurimi i shumë shkollave dhe terreneve sportive, është një tjetër projekt i realizuar tashmë, ku punimet janë drejt përfundimit.

  “ Kemi relaizuar një projekt të madh për shkollat, kemi problematika të trashëguara në shkolla, por ne kemi filluar restaurimet e tyre, edhe pse në periudhë të vështirë ne ristrukturuam dy shkollat profesionale, më pas shkollat “Jorgji Dilo”, dhe “Bardhyl Popa” , po vazhdojmë me shkollën “Onufri”, shkolla më e mirë që kemi për artet, gjithashtu edhe Kostandin Kristoforidhin, pas restaurimit të terrenit sportiv ka nisur restaurimi i të gjithë shkollës. Këtë vit me buxhetin e Bashkisë do të nisim restaurimin e shkollës Naim Frashëri, shkollën në Tregan  dhe do të restaurojmë pjesërisht një pjesë të madhe të shkollave. Ne po shohim edhe pjesën e zhvillimit teknologjik, po instalojmë në shkolla me ndihmën e organizatave edhe panelet diellore”.

Duke u ndalur edhe tek zhvillimi i potencialeve të turizmit në bashki, Llatja it ha të rinjve se “ ne po merremi edhe me zhvillimin strategjik të Elbasanit, zhvillimin e turizmit, po rikosntruktohet sheshi i Gjinarit, i cili është një perlë e Elbasanit, me një problematikë të trashëguar për shkak të problemit të pronësisë, ku nuk mund të bëhej asnjë investim. Na u desh dy vjet konsultim të vazhdueshëm edhe me komunitetin e zonës, që të merrej një vendim, me qëllim që të ketë emrin e plotë Gjinar Tursitik. Ne do të vazhdojmë me zhvillimin turistik të Elbasanit, me shfrytëzimin e potencialeve turistike që ne kemi.  Gjinari po bëhet për të gjithë Elbasanin, ne kemi një potencial të madh zhvillimi ekonomik që duhet ta shfrytëzojmë, dhe Gjinari është “ qershia në tortë”.

  Llatja u ndal edhe tek investimet që po vazhdojnë si Funari, Auto Moto Parku, që sjell një zhvillim ekonomik dhe turistik për qytetin. “Po ecim mirë, kemi mbështetje të madhe edhe nga qeveria shqiptare , ndaj ju siguroj që kemi potenciale të mëdha të cilat ne po i  shfrytëzojmë”, tha ai.

Duke u ndalur tek Elbasani pjesë e 100 qyteteve të BE, për zhvillimin teknologjik Smart Sity, dhe ndryshimet klimatike, një project i madh që ka BE për bashkitë., ai shtoi se “deri në 2030 do të ndryshojmë komplet modelin tonë të zhvillimit ekonomik, të ofrimit të shërbimeve, teknologjisë së aksesueshme të gjithë qytetarëve. Ne e kemi filluar punën, Elbasani është krah qyteteve më të mëdha europiane që do të zhvillojë sistemet më të reja teknologjike, që do të kujdeset për klimën për ndotjen e mjedisit. Sistematikisht kemi realizuar një sërë takimesh me bisneset në zonën industriale, i cili është një nga ndotësit kryesorë, përveç transportit dhe lëvizshmërisë së makinave , po ecim me projekte të përbashkëta për uljen e ndotjes për të pasur një qytet sa më të mirë”. Këtë vit për herë të parë Elbasanit do të votojë elektronikisht, që për kryebashkiakun ky implementim i votimit elektronik,  do të thotë që gjithmonë e më shumë Elbasani ëhstë pranë zhvillimit elektronik. “ Rinia është e ardhmja e qytetit, e bashkisë, dhe teknologjia dhe zhvillimi teknologjik është pikërisht për ju, pasi ju i kuptoni zhvillimet dhe bëheni pjeëë e tyre në vazhdimësi, dhe do të jeni ju që do ti qasni më mirë këto të reja që ne po përgatisim. Sepse këtu sot ne po hedhim bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm të Bashkisë së Elbasanit”.

  Llatja e vuri theksin edhe tek punët e kryera në infrasterukturë, duke pohuar se “ kemi mbyllur shumë problematika të mbartuara sa i përket infrastrukturës. Nuk merrimi me fjalë, ne bëjmë vetëm punë, dhe këtë e kemi treguar këto 4 vite. Bashkë me ju gjatë periudhës së tërmetit dhe pandemisë kemi ndihmuar jo vetëm banorët e qytetit, por edhe në qytete të tjera të vendit. I kemi kaluar bashkë me rininë e Elbasanit, për të qenë krah për krah me njëri tjetrin. Bashkë kemi qenë edhe në luftën e Ukrainës, që çoroditoi të gjithë botë. Po bëjme investime në qytet edhe në fshat që nuk ishin bërë para 40 vitesh, dhe ky nuk është faji ynë që nuk janë bërë këto punë më parë, por ne po  bëjmë, po gjejmë zgjidhje, poi  japim mbështetje qytetarëve. Është një sfidë më vete pjesa e zhvillimit të qytetit,  por nuk është normale që të rrisim taksat për të bërë gjithçka menjëherë. Por ne kemi bërë shumë, me mbështetjen edhe të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e Elbasanit. Ajo që kemi bërë dhe po bëhet po shihet gjithandej në qytet dhe fshat. Duhet ta ndjejmë veten të vlerësuar për qytetin tonë, ta nderojmë dhe mos  ta përulim.