Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, ka nisur negociatat me drejtuesit e kompanisë Kurum International sh.a, për gjetjen e një zgjidhjeje për ata punonjës që mbeten të papunë, si pasojë e ndërprerjes së përkohshme të punës.
Në takim po diskutohet për gjetjen e zgjidhjeve për problemin social që krijon mbyllja e përkohshme e aktivitetit prodhues të kësaj kompanie që nga muaji gusht 2024.
Si pasojë e mbylljes së aktivitetit të dy uzinave të pakten 580 punëtorë mbeten të papunë.