Kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja priti sot në një takim një delegacion të parlamentit francez të shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Francës në vendin tonë Christina Vasak. Delegacioni frances ishte në Bashkinë e Elbasanit për të shprehur mbështetjen e tij në projekte konkrete në fushën e turizmit dhe të mjedisit.
Gjithashtu delegacioni francez shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Z. Llatja i shprehu mirënjohjen Ambasadës Franceze dhe popullit francez për mbështetjen e pakursyer që i dhanë Elbasanit në këto kohë pandemie, por jo vetëm.
Vendi mik, përmes Aleancës Franceze, e cila është një vlerë e shtuar e qytetit tonë, ka qenë një mbështetjen e madh për Elbasanin në shumë drejtime e sidomos në shëndetësi.
Duke bërë një prezantim të resurseve të Elbasanit Z. Llatja kërkoi edhe më tepër bashkëpunim dhe afrim të bizneseve franceze në Elbasan. Bashkia e Elbasanit do të mbetet një mbështetës i fuqishëm për çdo biznes i cili gjeneron vende pune dhe është miqësor me mjedisin.