Saturday , August 2 2025

Llatja takim me banorët e Gjinarit – Diskutohet “Paketa e Maleve”, një mundësi e re për agroturizmin dhe zhvillim rural

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, zhvilloi një takim të hapur me banorët e zonës së Gjinarit, ku në fokus ishte “Paketa e Maleve” – një nismë që synon zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore përmes agroturizmit, agro-përpunimit dhe turizmit malor.

Gjatë diskutimit, Llatja theksoi se kjo paketë nuk është vetëm një ide në letër, por një mundësi konkrete për të kthyer pasuritë natyrore të Gjinarit dhe zonave përreth në burim të qëndrueshëm të të ardhurave për komunitetin.

 “🌄 Me banorët e Gjinarit, për të folur për “Paketën e Maleve”, një mundësi reale për agroturizëm, agropërpunim dhe turizëm malor!

📌 Përfitoni nga 10 vite pa taksa dhe procedura të thjeshtuara për të gjithë ata që duan të investojnë në tokën e të parëve.

🏞 Zona të pasura me bukuri natyrore si Gjinar, Funar, Byshek dhe Tregan janë në fokus të kësaj nisme që sjell zhvillim, punësim dhe një hartë të re turistike për Elbasanin.

✅ Aplikoni tani në www.paketaemaleve.gov.al dhe bëhuni pjesë e këtij transformimi historiku- u shpreh z. Llatja.

Takimi u prit me interes nga banorët, të cilët ndanë idetë e tyre dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes institucionale për realizimin e projekteve konkrete që lidhin natyrën me zhvillimin ekonomik lokal.