Sunday , December 4 2022

Llatja/ Një verë aktive me shumë aktivitete vetëm për fëmijët

Atmosferat festive të 1 Qershorit kanë çelur edhe siparin e një sërë aktivitetesh kulturore dhe festive, për fëmijët në qytetin e Elbasanit. Qendra Kulturore e Fëmijëve në Elbasan, ka mbledhur fëmijët të cilët kanë pasur një dëshirë të madhe këtë vit për ta frekuentuar, duke organizuar një koncert të madh festiv, ku ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja.

Përreth një orë, fëmijët kanë recituar, vallëzuar dhe kënduar këngët e tyre të trajnuar nga stafi i kësaj qendre.“Ne po bëhemi gati për një verë aktive, për një shërbim të fëmijëve, ku do të ketë shumë aktivitete për to. I kishim ndaluar disa aktivitete për shkak të pandemisë, por kjo verë do të kthehet në një tjetër ritëm, do të kthehet për të gjihë, por kryesisht për fëmijët”, tha në fjalën e tij Kryebashkiaku Gledian Llatja. Këtë vit Qendra Kulturore e Fëmijëve ka organizuar një sërë aktivitetesh vetëm me fëmijët, aktivitete sportive, festivale, etj.

Kjo qendër ka përgatitur edhe një kalendar festash të cilat konsistojnë për tre muajt e verës, ku finalizohen edhe në muajin gusht me Festivalin e 35 për fëmijët.

Advertisement