Kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja ka marrë pjesë në forumin konsultativ të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ku u diskutua projekt-vendimi i Këshillit të Ministrave për funksionimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP).
Në këtë forum u diskutuan disa problematika të rëndësishme që duhet të adresohen:
Mospërputhshmëria me dispozitat kushtetuese për decentralizimin dhe autonominë vendore.
Nevoja për qartësi të plotë në lidhje me kompetencat e prefektit dhe kryetarit të bashkisë në çështjet e sigurisë publike.
Mungesa e specifikimit të rregullave për organizimin dhe funksionimin e KVSP-ve.
“Në fjalën time, theksova rëndësinë e ruajtjes së vazhdimësisë së funksionimit të KVSP-së në bashkinë Elbasan dhe shpreha shqetësimin se versioni i ri i propozuar do të pengojë punën tonë të drejtpërdrejtë. Duhet të sigurohemi që pushteti vendor dhe qeverisja qendrore të punojnë bashkë për sigurinë publike”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.