Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “në qytetin e Elbasanit po i japim zgjidhje një gangrene 30-vjeçare në lëvizshmërinë e automjeteve përgjatë unazës jugore të bashkisë së Elbasanit”. Traseja e hekurudhës që tashmë e ndan qytetin në dy pjesë, sipas Ballës, “krijon probleme të komunikimit dhe rrit trafikun në kryqëzimin e Cërrikut”.
“Falë mbështetjes së Qeverisë dhe personal të Kryeministrit Edi Rama është ngritur tashmë kantieri i punimeve në rrugën “Borodin Mitarja”, Rajoni 1, për ndërtimin e nënkalimit dhe ndërtimin e rrugës së re të varrezave, një vepër shumë e rëndësishme infrastrukturore për qytetarët elbasanas”, theksoi ai.
?? RRUGA E RE E VARREZAVE, do t’i japë zgjidhje një gangrene 30vjeçare në lëvizshmërinë e automjeteve përgjatë unazës jugore të bashkisë së Elbasanit.??
Bashkë me Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Grupit Parlamentar të #PS? Taulant Balla dhe deputetë të bashkisë ishim në hapjen e kantierit të punimeve në rrugën “Borodin Mitarja” në njësinë 1 që falë mbështetjes së tyre po bëhet realitet një vepër aq e rëndësishme infrastrukturore për qytetarët elbasanas.? #MbajmëPremtimet?
#ElbasaniqëDuam?- shkruan kryebashkiaku Llatja ne facebook.