Ambasadorja amerikane ishte në qytetin e Elbasanit për të takuar të gjithë drejtuesit kryesorë të fushatës elektorale.Ajo ka folur me drejtuesit e fushatës socialiste në këtë qark, Taulant Balla, më pas me drejtuesin e listës së demokratëve Gazmend Bardhi, me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, e cila kandidon në Elbasan, e më pas ka drekuar me kandidaten Rudina Hajdari.
Diplomatja tha se kishte zgjedhur Elbasanin sepse kishte dëgjuar më parë për shitblerje të votave por edhe sepse Elbasani ishte një nga qarqet më të nxehta politike. Ambasadorja foli edhe për listat e kandidatëve. Ajo ju referua në fillim tre emrave të shpallur nga departamenti i shtetit si kércénim për sigurinë e SHBA.
Sipas ambasadores shumë nga partitë kanë reflektuar por jo të gjitha dhe se KQZ do bërë verifikimet dhe kualifikimet.
Mesazhi i fundit i ambasadores ishte për zgjedhësit.
“Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan. Atyre që blejnë votua dua tu them: ‘Jeni duke shkelur ligjin. Dhe po turpëroni nderin tuaj. Ndërsa u drejtohem atyre që u kërkohet tu blihet vota: “Vota është pushteti juaj, mos e dorëzoni atë”.
Top Channel