Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ditën e sotme është shoqëruar jo vetëm me debate dhe reagime të forta, por edhe me protesta. Protestat patën episode të përplasjes fizikes mes policisë dhe qytetarëve. Forcat e rendit përdorën dhụnë ndaj artistëve, gazetarëve, por edhe disa të rinjve që kishin bllokuar rrugën “Myslym Shyri”.
Arŕestimi me dhụnë i një prej protestuesëve, u bë viral në rrjetet sociale. Mësohet se i riu i vënë në tokë nga forcat e rendit është një student i Akademisë së Arteve dhe djali i shkrimtarit dhe gazetarit Rexhep Shahu.
Vetë Shahu e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në “Facebook” ku ka bërë thirrje dhe për lirimin e tij.
“ Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Lirojeni! Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…” – shkruan Shahu.