Në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëvetë qytetit të Librazhdit u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit te realizuar nga shoqata rinore SOEK –IN e titulluar “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.
Ky projekt u realizua nga organizata SOEK-IN me mbështetjen e Reload për një periudhe 8 mujore Qershor 2019 –Janar 2020 në partneritet me Bashkinë Librazhd.
Të pranishëm në ceremoninë e përfundimit të projektit ishin të rinj të angazhuar në projekt, përfaqësues të shkollave të mesme, mësues, nxënës, prindër , OSHC, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe përfaqësues të UNDP-së, të cilët u njohën me arritjet, zbatimin e projektit dhe rezultatet përkatëse të tij.
Në aktivitetin përmbylles ishte i pranishëm Kryetari i Këshillit Bashkiak Librazhd, Shefki Bahiti, i cili prezantoi punën aktuale të Këshillit Bashkiak, ku të rinjtë e Bordit Rinor ishin pjesëmarrës në mbledhjet e Këshillit.
“Rinia ka një rol shumë të rëndësishëm në qytetin e Librazhdit. Aktualisht të rinjte sot janë më të fuqizuar për arsye se teknologjia ka arritur në nivel të lartë dhe ata sot jan më pak aktivë në punët ëe komunitet. Ne si organ vendimarrës duhet të forcojmë komunikimin me ta si dhe angazhimin e tyre në jetën sociale, kulturore si dhe të mbështesim fuqizimin e tyre në vendimarrjen vendore”, u shpreh Bahiti.
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Librazhd, Andri Çota në fjalën e tij, duke folur për rëndësinë e këtij projekti tha: “Ekzistojnë një numër faktorësh që mund ta largojnë rininë, por të rinjtë duhet të jenë këmbëngulës, të punojnë dhe angazhohen për të mos u larguar nga qyteti, ku ata duhet të luajnë një rol sa më aktiv pranë Institucioneve vendore. Nismat vullnetare që të rinjtë kishin ndërmarrë dhe ofroi mbështetje të stafit të Bashkisë Librazhd për pjesëmarrjen e tyre në nisma të përbashkëta. Të rinjtë e Këshillit Rinor Bashkiak do të kenë angazhim maksimal për të krijuar akses për të gjithë të rinjtë e qytetit”, deklaroi Çota.
Përfaqësuesja e UNDP, Misela Dervishi në fjalën e saj falenderoi të rinjtë pjesëmarrës në projekt, përgëzoi gjithë punën e realizuar në këto 8 muaj të projektit Reload dhe SOEK-in si dhe inkurajoi të rinjtë që inicitiva e tyre të mos ngeleshe vetem për këtë periudhë por të shërbente si pikënisje për projektet në vijimësi në thirrjet e tjera që Bashkia do të ishte partnere.
Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me priorLibrazhd, përfundon projekti: “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”
Në mjediset e Qendrës Kulturore të Fëmijëvetë qytetit të Librazhdit u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit te realizuar nga shoqata rinore SOEK –IN e titulluar “Krijimi i përfaqësisë së të rinjve në proceset e vendimarrjes së qeverisjes vendore”.
Ky projekt u realizua nga organizata SOEK-IN me mbështetjen e Reload për një periudhe 8 mujore Qershor 2019 –Janar 2020 në partneritet me Bashkinë Librazhd.
Të pranishëm në ceremoninë e përfundimit të projektit ishin të rinj të angazhuar në projekt, përfaqësues të shkollave të mesme, mësues, nxënës, prindër , OSHC, përfaqësues të pushtetit vendor si dhe përfaqësues të UNDP-së, të cilët u njohën me arritjet, zbatimin e projektit dhe rezultatet përkatëse të tij.
Në aktivitetin përmbylles ishte i pranishëm Kryetari i Këshillit Bashkiak Librazhd, Shefki Bahiti, i cili prezantoi punën aktuale të Këshillit Bashkiak, ku të rinjtë e Bordit Rinor ishin pjesëmarrës në mbledhjet e Këshillit.
“Rinia ka një rol shumë të rëndësishëm në qytetin e Librazhdit. Aktualisht të rinjte sot janë më të fuqizuar për arsye se teknologjia ka arritur në nivel të lartë dhe ata sot jan më pak aktivë në punët ëe komunitet. Ne si organ vendimarrës duhet të forcojmë komunikimin me ta si dhe angazhimin e tyre në jetën sociale, kulturore si dhe të mbështesim fuqizimin e tyre në vendimarrjen vendore”, u shpreh Bahiti.
Ndërsa nënkryetari i Bashkisë Librazhd, Andri Çota në fjalën e tij, duke folur për rëndësinë e këtij projekti tha: “Ekzistojnë një numër faktorësh që mund ta largojnë rininë, por të rinjtë duhet të jenë këmbëngulës, të punojnë dhe angazhohen për të mos u larguar nga qyteti, ku ata duhet të luajnë një rol sa më aktiv pranë Institucioneve vendore. Nismat vullnetare që të rinjtë kishin ndërmarrë dhe ofroi mbështetje të stafit të Bashkisë Librazhd për pjesëmarrjen e tyre në nisma të përbashkëta. Të rinjtë e Këshillit Rinor Bashkiak do të kenë angazhim maksimal për të krijuar akses për të gjithë të rinjtë e qytetit”, deklaroi Çota.
Përfaqësuesja e UNDP, Misela Dervishi në fjalën e saj falenderoi të rinjtë pjesëmarrës në projekt, përgëzoi gjithë punën e realizuar në këto 8 muaj të projektit Reload dhe SOEK-in si dhe inkurajoi të rinjtë që inicitiva e tyre të mos ngeleshe vetem për këtë periudhë por të shërbente si pikënisje për projektet në vijimësi në thirrjet e tjera që Bashkia do të ishte partnere.
Programi Rajonal për Demokraci Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Qëllimi i përgjithshëm i programit ReLOaD është që të fuqizojë demokracitë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proceseve të vendimmarrjes si dhe duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.
Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit vendor ne përputhje me priorietet.