Tuesday , July 15 2025

Lëvizjet e verës/ Merkato e Elbasanit e plotësuar

Elbasani po kalon një periudhë të qetë në merkato, ndryshe nga klubet e tjera që vijojnë me lëvizje aktive. Deri më tani, nuk ka pasur afrime të reja, ndërsa gjithçka tregon se grupi është i kompletuar dhe në përputhje me kërkesat e stafit teknik.

Pas afrimeve të realizuara në fillim të verës, drejtuesit duket se e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar në çdo repart. Përjashtim mund të bëjë vetëm ndonjë lëvizje surprizë në ditët në vijim, nëse shfaqet ndonjë mundësi e papritur në treg ose në rast se ka ndonjë largim të paplanifikuar.

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë sinjal konkret në këtë drejtim dhe skuadra po përqendrohet totalisht te faza përgatitore. Kjo qetësi në merkato është një tregues se Elbasani ka punuar me kohë dhe ka ndërtuar një grup të balancuar, ku trajneri Ivan Gvozdenoviç ka në dispozicion alternativa në çdo pozicion.

PANORAMASPORT.AL