Pak ditë më parë, politikani dhe ish-deputeti, Namik Dokle, tregoi për shqetësimin e tij si prind për të bijen mjeke, Manjolën. Kjo e fundit është në krye të detyrës në Itali, në vijën e parë kundër Covid-19. Në një situatë jo të lehtë gjendet edhe ai si baba, teksa pret çdo ditë konfirmimin se vajza është mirë.
Ndësa ditën e sotme, Dokle ka vendosur që t’u shkruaj një letër mbesës dhe nipit të tij, fëmijëve të Manjolës. Përmes letrës, politikani u thotë atyre që të mos mërziten se nuk takojnë dot mamin dhe babin pasi punojnë në spital, e do të jenë ata së bashku me mjekët e tjerë që do ta mposhtin koronavirusin.
Më pas ish-deputet vijon duke u treguar atyre të gjitha shëtitjet që do të bëjnë pasi e gjithë kjo situatë të ketë marrë fund.
Letra e plotë e Namik Dokles në “Facebook”:
MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!
Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjate per t’u pershendetur.
E di qe jeni merzitur; u be me shume se nje muaj qe nuk dilni, nuk shkoni ne shkolle, nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, te pakten flisni ne skajp, apo jo?
Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjeke te tjere, ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar.
Dhe ju… do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica te Pazari i ri, bashke me nana Qefseren dhe daja Belin, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapi me nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit.
Thone se kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perseri ne Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimin e diellit.
Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenare per mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!
Ju puc shume, shuuuume!