Aktori i famshëm Leonardo Di Caprio ka përsëritur sërish thirrjen e tij për mbroyjtjen e lumit Vjosa në Shqipëri. Ylli hollivudian ka kërkuar vazhdimisht që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, që të jetë e mbrojtur nga digat apo projekte të tjera që mund ta dëmtojnë atë.
Së fundmi Di Caprio thotë se Një Park Kombëtar si Vjosa do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, si dhe do të sillte të ardhura të konsiderueshme për vendin tonë.
“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera.
Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun në bio për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, ka shkruar Leonardo DiCaprio.