Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. ESMC njofton se tërmeti me magnitudë 4.2 kishte epiqendrën në qarkun e Fierit, 6 km nga qyteti i Lushnjes. Sipas një njoftimi paraprak të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes, lëkundja është regjsitruar në orën 21:21. Këto lëkundje janë ndjerë edhe në qytetin e Elbasanit, ku sipas shumicës së dëshmitarëve goditja ka qenë e forte por e shkurtër
“Informacion paraprak: Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perendim të qytetit Belsh”, thuhet në njoftim.
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në vend edhe përgjatë orëve të pasdites së sotme. Sipas të dhënave të fundit lëkundja ka qenë 3.5 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ka qenë 36 km në jug të Tiranës, 10 km në veri-perëndim të Lushnjes.